MENU
klinika

Deklarata

Revolta e ‘Qafë Barit’/ Basha: E keqja qëndron ende ndezur!

22.05.2019 - 13:11

Në kuadër të përkujtimit të 35-vjetorit të revoltës së ‘Qafë Barit’, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kjo revoltë ka tronditur diktaturën dhe përhapur kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër po vinte.

“Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ramë theror për liri”- shkruan Basha ne nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas kryedemokratit, sot, 35 vjet më vonë, “protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj”.

kolana e librave

35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ramë theror për liri!

35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!

Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit! #ShqipëriaSiEuropa