MENU
klinika

Fenty Maison

Rihanna gati për të krijuar markën e saj

11.05.2019 - 13:31

Ndonëse duket se ka bërë një pauzë të vogël në muzikë, Rihanna  nuk ka bërë pushim pasi është bërë në media publik lajmin bombastik se diva e muzikës do të ketë së shpejti markën e saj të veshjeve. Për këtë sipërmarrje, Riri ka bashkuar forcat me kompaninë gjigante të markave të luksit LVMH, pjesë e së cilës janë Dior, Louis Vuitton etj.

Në një deklaratë për mediat, ylli ndërkombëtar i muzikës dhe LVMH kanë bërë të ditur se marka e re e luksit do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emrin Fenty, ashtu si linja e të brendshmeve dhe e kozmetikës që Rihanna ka themeluar paraprakisht.

Ajo që ka lumturuar fansat më së shumti është se në deklaratë theksohej se kjo markë e re do të jetë tërësisht në stilin e Rihanna-s, pasi do të përfaqësojë vizionin e saj për modën.

Me sa është bërë e ditur deri më tani, bëhet fjalë për veshje, këpucë dhe aksesorë që do të lançohen përgjatë javëve në vijim në webiste-in zyrtar të kompanisë Fenty, që tani ka këtë logo:

Dizenjimi i një linje si kjo me LVMH është një moment tepër special për ne. Z. Arnault më ka dhënë një mundësi unike për të zhvilluar një shtëpi mode në sektorin e luksit, pa limite artistike. Nuk e imagjinoja dot një partner më të mirë si nga ana kreative, ashtu edhe nga ana e biznesit. Jam gati që bota të shohë atë që kemi ndërtuar bashkë!”-është shprehur Rihanna.

Ndërkohë CEO i LVMH, Bernard Arnault, është shprehur “Të gjithë e njohin Rihanna-n si një këngëtare të shkëlqyer, por nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Fenty Beauty, kam zbuluar një sipërmarrëse të vërtetë, një CEO të vërtetë dhe një drejtuese të shkëlqyer.

Ajo e ka gjetur natyrshëm vendin e saj të plotë tek LVMH. Për ta mbështetur Rihanna-n në ndërtimin e Fenty Maison, kemi ndërtuar një skuadër të talentuar dhe multikulturore të mbështetur nga burimet e kompanisë. Jam krenar që LVMH po drejton këtë sipërmarrje dhe shpresoj që të jetë një sukses i madh!”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gati kënga e re

Rihanna i bën të gjitha