MENU
klinika

Temperaturat

Rikthehet shiu ? Parashikimi i motit

19.05.2019 - 08:47

Dita e sotme do të domonohet nga kthjellime e vranësira kalimtare deri në mesditë, kur ato do të bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore, ndërsa shira të izoluar priten në këto zona.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det një dallgëzim 3 ballë.

moti

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 9 °C deri në 27-28 °C mesdita.

Shqipëria nesër do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin, ku më të dendura paraqiten në ultësirën perëndimore.

Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave madje duke gjeneruar edhe në shira të dobët dhe të izoluar.

Gjatë natës kushtet e motit do të përmirësohen duke rikthyer kthjellimet në vend.