MENU
klinika

Zbulon emrin e këngëtares

Rikthehet Shpat Kasapi me një bashkëpunim

07.05.2019 - 10:59

Shpat Kasapi prej kohësh nuk ka sjellë videoklipe të reja, pasi është fokusuar kryesisht tek koncertet.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ai ka hequr dorë nga të punuarit për të sjell këngë.

Së fundmi ai ka zbuluar këngëtaren me të cilën ka filluar punimet për një duet.

Shpat Kasapi përmes Instagram ka bërë publike se projekti i ri është në bashkëpunim me Blerina Braka dhe do të lançohet shumë shpejt.

Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa pamje nga klipi janë publikuar në rrjete sociale. Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy këngëtarëve.

Dueti i fundit mes dy artistëve titullohet “Zogu Ti” dhe u prit mirë nga fnsat e të dyve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN