MENU
klinika

Turi do udhëhiqet nga vëllai i saj

“Rikthehet” Whitney Houston përmes teknologjisë holograme

21.05.2019 - 15:09

Teknologjia holograme do të rikthej dhe një herë në skenë Whitney Houston.

7 vite pasi legjenda e muzikës Whitney Houston humbi jetën në moshën 48-vjeçare, po organizohet një tur muzikor ku do performojë vetë ajo.

Kjo do të ndodhi përmes teknologjisë e hologrameve.

Puna për të organizuar gjithçka ka nisur dhe personat që e kanë marrë përsipër bëjnë me dije, se në skenë do vihen hitet më të rëndësishme të yllit të muzikës Houston.

 

Turi do udhëhiqet nga banda dhe vëllai i saj, i cili ka luajtur dhe ka shoqëruar Whitney kur këndonte.

Fansat kanë treguar entuziazëm për këtë vendim dhe janë duke pritur me padurim lançimin e datave.

Ndërsa kujtojmë se diva e muzikës u gjet pa ndjenja në dhomën e saj në Beverli Hills nga një grua që besohet se ishte asistentja klithmat e të cilës në momentin e zbulimit të trupit të pajetë të këngëtares janë dëgjuar edhe në dhomat ngjitur.

Për një dekadë e gjysëm ajo shiti 170 milion albume. Hitet e saj numër 1, përfshi edhe singëllin më të shitur të të gjitha kohërave në SHBA, “I Will Always Love You.”

Ajo fitoi Emmys, Grammys, çmimet Billboard Music. Dyzina të tëra çmimesh.Ajo ishte duke luftuar kundër drogës por me sa duket kjo do të ishte një betejë e humbur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN