MENU
klinika

Njofton këngëtarja

Ronela Hajati se shpejti me tri projekte të reja

13.05.2019 - 12:22

Ronela Hajati është duke e shijuar suksesin e një prej realizimeve të saj të fundit, “Pa Dashni”.

Ky projekt i këngëtares shqiptare u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë numëron mbi një milion klikime në YouTube.

Ndërkohë që pas këtij projekti, Ronela është duke punuar shumë në mënyrë që t’i mbajë sa më aktiv fansat e saj.

Në llogarinë e saj personale në InstaStory, ajo ka njoftuar fansat se do të sjellë tri projekte të reja muzikore.

Tri këngë të reja, vetëm prisni pak më shumë, ato janë zjarr. Duhet shumë vapë me i pa klipet, me këtë kohë nuk shkon”, shkruan këngëtarja.

Ndrërkohë, Hajati ju kushton kujdes të madh videoklipeve të saja, ku gjithnjë vijnë me  veçantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat menjëherë pas publikimit

Ronela Hajati ” Më kanë vjedhur këngën”

Mohon lidhjen me Young Zerkën por...

A ka diçka gati Ronela Hajati për dasmë?