MENU
klinika

Vlerësimi i BSH

Rritet paga mesatare në Shqipëri. Po me çfarë ritmi?

19.05.2019 - 16:44

Paga mesatare në ekonomi ka ardhur në rritje, ndonëse ritmi i rritjes vijon të jetë ende i ulët.

Paralelisht me të, ecuria e inflacionit bazë dëshmon se konvergjenca graduale e ekonomisë drejt potencialit nuk është shoqëruar ende me presione inflacioniste të mjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Ky është vlerësimi Bankës së Shqipërinë në lidhje me pagën mesatare dhe nivelin e inflacionin.

Ekspertët e Bankës Qëndore vlerësojnë se politika monetare që ndjek banka ka mundësuar krijimin e kushteve të favorshme të financimit. Ndërsa në lidhje me tregjet e brendshmë financiare BSH vlerëson se ato operojnë të qeta, me norma të ulëta interesi, prime të ulëta rreziku dhe një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.

Ndërkohë siaps bankës ritmet e rritjes së kredisë janë përmirësuar. E rregulluar për kursin e këmbimit dhe kreditë e nxjerra nga bilanci, portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 6% në tremujorin e parë të vitit. Kjo ecuri vazhdon të mbështetet nga zgjerimi i kredisë në lekë, e cila zë rreth 48% të kredisë në total.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Paralelisht me të, zhvillimet e muajve të fundit tregojnë një ecuri më të balancuar të portofolit të kredisë, me kontribut në rritje si nga individët, ashtu dhe nga bizneset.

Në vlerësimin tonë, thotë Banka e Shqipërisë, konsolidimi në proces i sektorit bankar, reduktimi i vazhdueshëm i rrezikut të kredisë dhe rritja e pritur e kërkesës për të, krijojnë premisa për rritje të qëndrueshme të kredisë në të ardhmen.

Megjithatë, materializimi i këtij projeksioni kërkon një përqasje më aktive të bankave ndaj kredidhënies. Duke gjykuar mbi tendencat aktuale të zhvillimit dhe balancën e faktorëve mbështetës, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva ekonomike afatmesme është pozitive.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë rritjen e mëtejshme të punësimit, shfrytëzimin më të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe rritjen më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit.

Këto zhvillime do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv në fillim të vitit 2021.