MENU
klinika

"Përballë dhunës çdo..."

Sa zgjat protesta sot?/ Basha zbulon detaje: Negociatat të mundshme, por…

02.05.2019 - 14:22

Nga tryeza e takimit me aleatët, ku po bëhet prezantimi i platformës për “Qeveri Tranzitore”, kryedemokrati Basha ka dhënë disa detaje për protestën e sotme.

Ai tha se protesta do të zgjasë 3 orë dhe ftoi masivisht qytetarët të bëhen pjesë e saj.

“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër.

Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne.

Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21”,– tha Basha.

Sa për rrugën se si do të gjejë zbatim platforma e propozuar sot, kryedemokrati nuk i përjashtoi negociatat.

“Si do të shkohet drejt produktit që propozojmë ne? Natyrisht me negociata duke pasur përballë kundërshtarin e PS, duke insistuar për një frymë dialogu në shërbim të interesit kombëtar për të ndalur rënien kokëposhtë drejt një gremine.

Por, parakushti për dialog është largimi i kësaj qeverie të kapur në afera korruptive, të kapur në bashkëpunim me kriminelë teksa vjedhin zgjedhjet.

Të kërkosh të ulesh me një përdhunues serial dhe t’i besosh procesin e ardhshëm zgjedhor kjo është pabesi, është kriminale.

Në vendet e Europës ai do ishte ndjekur penalisht. Ai është edhe përdhunues edhe kujdestar.

S’mund të jesh edhe përdhunues serial edhe kujdestar. Kushti ynë paraparak është largimi i Ramës dhe hapja e rrugës drejt një procesi normal dialogu”,- vijoi kryedemokrati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN