MENU
klinika

"Nuk duam të merremi me ta"

Salvini: Merkel dhe Macron e kanë shkatërruar Evropën

17.05.2019 - 17:27

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka reaguar ashpër pasi kancelarja gjermane Angela Merkel pretendoi se nuk do të lejonte që partia e tij të punonte me të në Parlamentin Evropian.

“Ne nuk duam të qëndrojmë me njerëz që kanë shkatërruar Evropën për të gjitha këto vite,” tha Salvini.

Në një intervistë me gazetën italiane “La Stampa”, Angela Merkel përjashtoi mundësinë e një aleance midis ndonjë partie të krahut të djathtë me Partinë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë.

Fjalët e ashpra të Merkelit nuk e shqetësuan udhëheqësin e ri anti-emigrant të Italisë. Salvini kurrë nuk kishte shprehur një dëshirë për aleancë me kancelarin gjerman. Në vend të kësaj, ai kishte ftuar kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili është fuqimisht kundërshtar i politikës së migracionit të Merkel, për të qenë pjesë e grupit të krahut të djathtë të Europës së Kombeve dhe të Lirisë (ENF) në Parlamentin Europian.

“Ne nuk duam që të bëjmë asgjë me Merkelin dhe Makronin, të cilët e kanë shkatërruar Bashkimin Evropian. Ne duam të shpëtojmë Evropën nga burokratët, bankierët dhe financuesit që e kanë shkatërruar të gjitha këto vite” u shpreh Salvini.

Të dy paten këtë ‘konflikt’ vetëm një javë përpara zgjedhjeve evropiane.

Zgjedhjet evropiane do të mbahen nga 23 deri më 26 maj të këtij viti. PPE-ja e qendrës së djathtë dhe socialistët dhe demokratët e qendrës së majtë (S & D) parashikohet të humbasin shumicën e tyre të kombinuar në Parlamentin Evropian. Koalicioni i Partisë Brexit dhe Salvini i Evropës së Kombeve dhe Lirisë janë projektuar për fitore të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fati i Evopës në duart e...

Dilema e madhe/ Makron apo Orban?!

Nga New York Times

A po gabon BE me Italinë?