MENU

Bisedimet e së enjtes

Salvini-Orban, bashkë edhe për emigracionin

03.05.2019 - 15:14

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini takoi udhëheqësin e Hungarisë Viktor Orban të enjten për bisedime lidhur me imigracionin dhe aleancat politike përpara zgjedhjeve të BE.

Të dy politikanët vizituan një pengesë kufitare në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, ndërtuar nga politikat anti-imigrante të Orbanit.

Korrespondenti i Euronews në Romë Giorgia Orlandi tha se vizita ishte “pjesë e fushatës së Salvinit për të ndërtuar aleancën nacionaliste pan-evropiane” në parlamentin europian.

“Ideja është që të bashkohen tre partitë kryesore të krahut të djathtë në një grup të vetëm,” shpjegoi Orlandi.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, Orban tha se Evropa duhet të qeveriset nga krerët që janë kundër emigracionit dhe fajësoi Partinë Popullore Evropiane (EPP) për të qenurit “e pandjeshme” ndaj partive të krahut të djathtë.

Ai e distancoi veten më tej nga grupi konservator evropian i cili pezulloi partinë e tij në mars. Partia Fidesz e Orbanit në pushtet u pezullua nga Partia Popullore Evropiane (EPP) për mosrespektimin e sundimit të ligjit, lirisë së shtypit dhe të drejtave të pakicave.

PPE, e përbërë kryesisht nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në të gjithë Evropën, është grupi më i madh në parlamentin evropian dhe pritet të mbajë atë status pas zgjedhjeve më vonë këtë muaj, gjë që do t’i japë një pozitë të fortë për të zgjedhur pasuesin e Jean- Claude Juncker si President i Komisionit Evropian.

Ajo ka kohë që ka pasur një marrëdhënie të pakëndshme me Orbanin, por është përpjekur të shmangë një ndarje të plotë me një nga liderët më të suksesshëm në ish-Europën qendrore komuniste.

Orban ka mohuar shkeljen e parimeve të BE dhe ka thënë se dëshiron të mbetet pjesë e PPE. Por, në një intervistë me gazetën italiane La Stampa, të botuar të mërkurën, ai tha  “Do të vendosim për fatin tonë”, tha Orban. “Nëse EPP do të lidhë veten me të majtën evropiane … atëherë do të jetë e vështirë për të gjetur vendin tonë në atë bashkëpunim”.

Partia AfD e Gjermanisë dhe grupet e krahut të djathtë nga Finlanda dhe Danimarka kanë thënë se e mbështesin propozimin e Salvinit për një bllok të ri nacionalist.

Orlandi tha se strategjia e Salvinit ishte e paqartë. Nga njëra anë, ajo tha se mund të dëshirojë të apelojë disa anëtarë të PPE në parlamentin e ri të BE me ndihmën e Orbanit. Nga ana tjetër, ai mund t’i kërkojë Orbanit që të bashkohet drejtpërdrejt me aleancën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN