MENU
klinika

Zgjedhjet evropiane

Salvini: Zgjedhjet do ta ‘shkundin’ Evropën këtë muaj

18.05.2019 - 09:16

Zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij muaji do të ‘shkundin’ kontinentin, duke çuar në zbutjen e rregullave buxhetore dhe duke ndikuar në zgjedhjen e shefit të ardhshëm të bankës qendrore, tha të premten zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini.

Udhëheqësi i Partisë së Lidhjes Salvini po organizon një tubim të lëvizjeve nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë nga 12 vende, duke kërkuar të krijojë një aleancë të grupeve euroskeptike që mund të udhëheqin në të gjithë Bashkimin Evropian 28-vendesh.

“Unë mendoj se shumë gjëra do të ndryshojnë në Evropë,” tha Salvini për Reuters përpara tubimit, duke parashikuar se ai dhe aleatët e tij do të fitonin një numër të konsiderueshëm të vendeve në Parlamentin e ri Evropian në zgjedhjet e 23 dhe 26 majit.

Salvini tha se asgjë nuk duhet marrë për të dhënë. “Ne nuk domosdoshmërisht gjithmonë duhet të zgjedhim midis Parisit dhe Berlinit,” tha ai.

Më parë, duke folur me një grup gazetarësh të huaj, Salvini tha se Komisioni i ardhshëm Europian duhej të rishkruante rregullat strikte që vendosnin kufizime mbi deficitet buxhetore dhe borxhin, duke thënë se ata ishin “duke e mbytur” rritjen ekonomike dhe duke shkaktuar papunësi.

“Euroceptikët, nga këndvështrimi im, janë ata që qeverisin Europën tani”, tha ai, duke shtuar se ai donte të kthehej në “rregullat para Mastrihtit” kur nuk kishte kufizime për huamarrjen.

Qeveria e Italisë pati mosmarrëveshje me Brukselin vitin e kaluar mbi planet e saj të buxhetit para gjetjes së një kompromisi. Salvini ka sugjeruar se koalicioni do të injorojë kufizimet në buxhetin 2020, duke argumentuar se prioritet ishte rritja ekonomike.

Ai tha gjithashtu se donte që Komisioni Europian të paraqiste një buxhet të ri shtatëvjeçar, duke i quajtur propozimet aktuale “të papranueshme”, dhe kërkoi një rishikim të rregullave bankare të BE.

Dje, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka reaguar ashpër pasi kancelarja gjermane Angela Merkel pretendoi se nuk do të lejonte që partia e tij të punonte me të në Parlamentin Evropian.

“Ne nuk duam të qëndrojmë me njerëz që kanë shkatërruar Evropën për të gjitha këto vite,” tha Salvini.

Në një intervistë me gazetën italiane “La Stampa”, Angela Merkel përjashtoi mundësinë e një aleance midis ndonjë partie të krahut të djathtë me Partinë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë.

Nga Reuters

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”