MENU
klinika

Samiti i Berlinit i vë në lëvizje

Vuçiç javën e ardhshme në Tiranë

03.05.2019 - 09:51

Me datë 8 maj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të fluturojë drejt Romës ku do të realizojë një takim me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.

Temë kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën.

Pas përfundimit të takimit në Romë, mësohet se Vuçiç do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili do të mbahet në kryeqytet për dy ditë.

Po ashtu edhe në takimin mes Vuçiçit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë.

Në maj të 2015 ai vizitoi Tiranën teksa mbante postin e kryeministrit të Serbisë.