MENU
klinika

Shqiptaret nuk ndalen

Sensacioni botëror i muzikës pop mban emrin Ava Max

25.05.2019 - 15:46

Këngëtarja shqiptare, Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop. “Sweet but psycho”, është projekti i saj me të cilin ajo arriti sukses të jashtëzakonshëm dhe mori famen me te madhe.

Këngëtarja duket se po vazhdon me të njëjtin ritëm, pasi që edhe një nga projektet e tjera të saj po pëlqehet mjaft shumë.

Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën muzikore Spotify.

E lumtur për këtë sukses, këngëtarja ka ndarë fotografinë me fansat në InstaStory teksa i ka falënderuar.

Faleminderit shumë, dy këngë mbi 100 milionë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, kënga e saj e fundit “So am I” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 41 milionë klikime në kanalin YouTube.