MENU

Nord Stream 2

SHBA: Do të ketë sanksione pë gazsjellësin rus

21.05.2019 - 13:15

Sekretari i Energjisë i Shteteve të Bashkuara Rick Perry tha të martën se një projekt-ligj i sanksioneve ndaj kompanive të përfshira në projektin e Nord Stream 2 do të vinte në “të ardhmen e largët”.

“Opozita ndaj Nord Stream 2 është ende shumë e gjallë në Shtetet e Bashkuara”, tha Perry në një konferencë për një vizitë në Kiev për inaugurimin e presidentit Volodimir Zelenskiy.

“Senati i Shteteve të Bashkuara do të miratojë një projektligj, Shtëpia do ta miratojë atë dhe do të shkojë tek Presidenti dhe ai do ta nënshkruajë atë, dhe do të vendosen sanksione për Nord Stream 2.”

Projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Europës Lindore, Nordike dhe të Detit Baltik, të cilët kanë frikë se do të rrisin mbështetjen e Bashkimit Evropian në gazin rus.

Ndërkohë, Alexey Miller, shefi ekzekutiv i Gazprom, prodhuesi i gazit shtetëror rus që kryeson projektin that ë dielën se ndryshime të lehta në projektin e tubacionit të gazsjellësit Nord Stream 2 në Gjermani janë të mundshme.

Vonesa në marrjen e lejeve nga Danimarka mund të shkaktojë nisjen e projektit nga fundi i 2019 deri në vitin 2020.

“Edhe në qoftë se ndodhin disa situata, është e rëndësishme të kuptojmë se ato mund të ndikojnë në afatet e projektit, por në një mënyrë shumë të parëndësishme”, tha Miller nga Interfax në një intervistë televizive që u transmetua më vonë të dielën.

“Në realitet atmosfera nuk është aq e keqe, puna vazhdon, me një ritëm të mirë … Dhe katër të pestat e shpenzimeve kapitale të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit tani janë financuar”, tha Miller.

Nord Stream 2 udhëhiqet nga Gazprom, me 50 përqind të fondeve të ofruara nga njësia gjermane Uniper dhe BASF Wintershall, firma anglo-holandeze Shell, OMV e Austrisë dhe Engie e Francës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë