MENU
klinika

Nga The Economist

SHBA-Kinë, një lloj i ri lufte…

17.05.2019 - 21:02

Lufta për tregtinë nuk është gjysma e luftës mes Kinës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy superfuqitë po kontestojnë çdo fushë, nga gjysmëpërçuesit, tek nëndetëset dhe nga filmat e suksesshëm deri në eksplorimin hënor. Fitorja e sotme duket se do të përfshijë humbjen e shumë llojaev të tjera, një kolaps që vartëson përgjithmonë Kinën ndaj rendit amerikan; ose një Amerikë të përulur që tërhiqet nga Paqësori perëndimor.

Është një lloj i ri i luftës së ftohtë që nuk mund të lërë asnjë fitues.

Siç sqaron raporti ynë i posaçëm këtë javë, marrëdhëniet janë dëmtuar. Amerika ankohet se Kina po mashtron duke vjedhur teknologjinë dhe duke ngacmuar demokracitë si Kanadaja dhe Suedia, dhe po bëhet kërcënim për paqen globale.

Kina është kapur mes ëndrrës së rimarrjes së vendit që i takon në Azi dhe frikës se Amerika e lodhur dhe xheloze do ta bllokojë ngritjen e saj sepse nuk mund ta pranojë rënien e vet.

Të dyja palët duhet të ndihen më të sigurta, por edhe të mësojnë të jetojnë së bashku në një botë me besim të ulët.

Ekonomitë e aleatëve të Amerikës në Azi dhe Evropë varen nga tregtia me Kinën. Vetëm një kërcënim i rrezikshëm mund t’i bindë ata që të ndërpresin lidhjet e tyre me të.

Edhe nëse diktaturat tentojnë të jenë më të brishtë sesa demokracitë, Presidenti Xi Jinping ka rivendosur kontrollin e partisë dhe ka filluar të projektojë pushtetin kinez në mbarë botën.

kolana e librave

Pjesërisht për shkak të kësaj, amerikanët besojnë se Amerika duhet të veprojë kundër Kinës. Por si?

Si fillim Amerika duhet të punojë me pikat e forta.  Një tjetër nga këto forca qëndron në aleancat e Amerikës dhe në institucionet që krijoi pas Luftës së Dytë Botërore.

Si dhe duke u përqëndruar në pikat e forta të saj, Amerika duhet të mbështesë mbrojtjen e saj. Kjo përfshin fuqi të fortë. Por kjo gjithashtu do të thotë të krijosh një ekuilibër ndërmjet mbrojtjes së pronës intelektuale dhe ideve, njerëzve, kapitalit dhe mallrave.

Ballafaqimi me Kinën gjithashtu do të thotë gjetja e mënyrave për të krijuar besim. Veprimet që Amerika synon si mbrojtëse mund t’u duken syve kinez si agresion.

Nëse Kina mendon se duhet të luftojë, një përplasje detare në Detin e Kinës Jugore mund të përshkallëzohet. Ose lufta mund të sjellë një pushtim të Tajvanit nga një Kinë e hidhëruar, hipernacionaliste.

Trump tallet me të mirën globale, dhe Amerika është lodhur duke vepruar si polic në botë.

Ndërkaq, Kina ka një president që dëshiron të shfrytëzojë ëndrrën e madhështisë kombëtare si një mënyrë për të justifikuar kontrollin total të Partisë Komuniste. Udhëheqësit e ardhshëm mund të jenë më të hapur për bashkëpunim, por nuk ka asnjë garanci.

Me Kinën, Amerika përballet me një rivale të madhe që me besim aspiron të jetë numri një. Kina dhe Amerika dëshirojnë të krijojnë rregulla për të ndihmuar në menaxhimin e epokës së evolucionit të konkurrencës së superfuqive. Vetëm se tani, të dyja i shohin rregullat si gjëra që duhen thyer.