MENU
klinika

SHBA-Kosovës

“Jo ambasador një i dënuar për krime lufte!”

04.05.2019 - 17:32

Emërimi i Sylejman Selimit si ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett pyet se cili është mesazhi që jep Kosovë duke emëruar ambasador një të dënuar për krime lufte.

“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador?A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

Ambasadori amerikan po ashtu e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.

“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme.

Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett në Twitter.