Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Trasportit Rrugor shpjegon procedurën që duhet të ndjekin personat që blejnë makina të përdorura jashtë ose brenda vendit për pajisjen e tyre me dokumentet.
Sipas njoftimit të DPSHTRR-së mësohet se personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë jashtë shtetit, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzojë këto dokumenta:
1. Kërkesë DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, kërkohet ekstrakti i QKB-së, i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
3. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale)
4. Dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknike të mjetit, në origjinal.
5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
7. Kontratë sigurimi të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).
Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurën e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
Mjet i importuar i përdorur i blerë në Shqipëri
Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzojë këto dokumenta:
1. Kërkesën DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, kërkohet ekstrakti i QKB-së, i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
3. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
4. Dokumenti shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit, në origjinal.
5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikes së Shqipërisë.
7. Kontrata e sigurimit të detyrushëm (Policia e sigurimit TPL)
8. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).