MENU
klinika

VIDEO

Shqiptari “ngre peshë” Francën, kalon gjysmëfinalen e “The Voice”

26.05.2019 - 13:30

20 vjeçari shqiptar Gjon Muharremaj rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë së ‘The Voice of France’ që në daljen e tij të parë.

Gjoni ka arritur të kalojë fazat e përzgjdhjes dhe të renditjes e tashmë ka kaluar në gjysmë finale.

Shqiptari i cili është pjesë e grupit të këngëtarit të njohur Mika, është në mesin e konkurrentëve më të fortë dhe po lufton për të fituar çmimin e madh.

Gjon Muharremaj njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e ‘Albanians Got Talent’ me zërin e tij.

Ai ka lindur në Zvicër, por babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.