MENU
klinika

Shqipëra e të fshehtave të vogla

Shtypi i huaj ndriçon perlën e Mesdheut

05.05.2019 - 13:40

Përfytyroni, Mesdheun! Çfarë ju vjen në mend? Brigjet gjarpëruese, të mbushura me shkëmbinj e limane. Qielli fantastik, pa asnjë re. Sigurisht, një det i jashtëzakonshëm, për të cilin nuk ka epitet që ta përshkruajë. Nëse nuk i keni planifikuar ende këto pushime verore, jeni ende në kohë për të bërë zgjedhjen e duhur. Plazhet fantastike të jugut të Shqipërisë, janë perlat e Mesdheut dhe ju duhet patjetër t’i vizitoni patjetër,- citon Traveler.es.

 

 

”Shqipëria, objektivi i ardhshëm për ju.

Mundohuni të kujtoni plazhe si “Costa Brava”, “Costa Azur” ose bregdetin amalfitan… janë destinacionet e para që vijnë në mendje, për disa pushime verore të paharrueshme në vijën e bardhë gurore dhe ujin blu të plazheve. Është koha për të shtuar në këtë listë, një vend të ri: rivierën shqiptare.

Plazhet më të mira të rivierës shqiptare

Shqipëria, më në fund, ka hapur dyert për turistët dhe pushuesit, pa pasur nevojë për shumë argumente, thjesht shihni fotografitë. Plazhet i ngjajnë parajsës në tokë (disa, pothuajse të braktisura). Surpriza arkeologjike: do të keni përshtypjesn, se po zbuloni një prej sekreteve më të fshehta të anës tjetër të Mesdheut.

 

 

Një breg plot surpriza

Riviera nuk ka kufij të përcaktuar, por nëse doni të vendosni një portë, ndoshta do të jetë në Vlorë, 150 kilometra në jug të kryeqytetit shqiptar, Tirana. Këtu është vendi ku Adriatiku takon Jonin, në një takim detar që ju fton të bashkoheni qysh prej momentit të parë. Vlora vjen me një ngarkesë të madhe historike: Aty u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, në vitin 1912. Nga atëherë, ajo është rritur për t’u bërë një qendër për aktivitetin e rëndësishëm të portit, gjithashtu dhe një nga plazhet kryesore të rivierës piktoreske.

Plazhi më i ri në dispozicion, mund të jetë zgjedhja e ardhshme nëse nuk doni të shpërqendroheni në shumë bare të këtij plazhi. Uji i Ftohtë, vetëm dy kilometra larg, është vendi i plazheve më pak të populluara, por plot gjallëri dhe aktivitete.

Për një mundësi më shumë në kohën e lirë, Vlora duhet të jetë zgjedhja juaj.

 

 

Pas bregdetit në jug, ndalesa tjetër është qyteti i qetë i Himarës, i ndarë midis vendpushimeve moderne dhe tavernave tradicionale greke. Paksa me larg nga Himara është Llamani, një plazh i bukur mes dy kodrave, shumë popullor për turizmin vendas.

Po kërkoni pushimke më të qeta? Ju pret Qeparoi, një fshat piktoresk i kapur pas dy shkëmbinjve,me pamjen madhështore: portin e artë, detin blu dhe qiellin e përjetshëm.

Mbërritja në Sarandë, qendra strategjike e rivierës dhe një destinacion që po fiton popullaritet në Ballkan. Saranda, përkundër popullsisë modeste, po përjeton një periudhë rritjeje të lartë, që dallon dukshëm nga moria e ndërtesave në të gjitha kodrat përreth qytetit bregdetar. Por, për momentin ( fatmirësisht), Saranda mbetet një zgjedhje e këndshme, si një bazë për të eksploruar plazhet aty pranë, kur keni parë tashmë, plazhet që janë rrugës.

 

 

Oazet e Ksamilit

Midis tyre, Ksamili merr trofeun si më i miri, jo vetëm në zonë, por ndoshta në të gjithë rivierën. Ky arkipelag i vogël, 20 milje në jug të Sarandës, ka tri plazhe të vogla gurore, që pothuajse mund të bashkohen me njëri-tjetrin.

Ksamili është shumë afër qytetit të lashtë të Butrintit, sot një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri. Me një park kombëtar, Butrinti tregon shenja të vendbanimeve të lashta romake dhe greke që kanë jetuar aty, në një larmi interesante që do t’ju marrë një gjysmë dite, për t’ju nxjerrë kështu nga rëra e plazhit.

“Ejani dhe zbuloni parajsën e re, mesdhetare! Apo doni më shumë arsye?” – ka përfunduar, Traveler.es.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo ishte Shqipëria Socialiste

Në sytë e një europiani


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit