MENU
klinika

Ja cila mungoi

Si u festua nga Spice Girls në koncertin e tyre?

28.05.2019 - 11:05

Disa probleme të zërit probleme teknike, dhe mungesa e Victoria Beckham, kështu shkoi debutimi i parë i vajzave të “Spice Girls” në “koncertin “Sporls Tour”. Ai u mbajt në Dublin dhe gati 60 mijë njerëz morën pjesë.

Pas koncertit të gjitha vajzat festuan në mënyra të ndryshme. Mel B u ngjit në një bar sipër tavolinës duke kërkuar “tequila” menjëherë ndërsa Mel C bëri një banjo me akull në mëngjes.

19 vjet pas shpërbërjes së tyre, bashkimi i Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Chisholm dhe Melanie Brown mund të themi se ka funksionuar megjithëse jo plotësisht.

Victoria Beckham ka munguar por i ka uruar shoqet e saj me një mesazh inkurajimi.

Turneu përfshin 14 data dhe do të mbyllet me 15 qershor në stadiumin Wembley në Londër.

Sipas “The Sun” pasi ata u larguan nga stadium “Croke Park “ në Dublin ata kanë festuar me tequila përfshi këtu gjithë ekipin: kërcimtarë, koreograf dhe teknikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN