MENU
klinika

Detajet

Skenari i opozitës/ Paralizohet qarkullimi në 12 qarqe, akset që do bllokohen

02.05.2019 - 08:43

Ditën e djeshme pas përfundimit të takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryedemokrati Basha deklaroi se do të vijojë aksioni i opozitës për mosbindje civile.

Ashtu sikurse është paralajmëruar edhe ditën e sotme, opozita do vijojë aksionin e nisur rreth një javë më parë.

Opozita do të përshkallëzojë sot aksionin e saj të mosbindjes civile, duke bllokuar rrugët kryesore në 12 qarqe të vendit.

Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin.

Në krye të protestave do të jenë ishdeputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar.

Strukturat e PD-së në të gjithë vendin janë njoftuar të mbështesin protestat në nivel qarku, ndërkohë që pritet që për 120 minuta qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin të jetë i paralizuar.

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

"Jam në dispozicion të hetimit, e vërteta do të triumfojë"

Hetimi i SPAK, reagon Erion Veliaj: S’’kam para të padeklaruara!