MENU
klinika

Fermat me cikël të mbyllur

Subvencionimet/ Një paketë e re në mbështetje të blektorisë

18.05.2019 - 17:41

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së shpejti pritet të përgatisë një paketë të veçantë për mbështetjen e blektorisë, nëpërmjet subvencionimit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri Bledi Çuçi gjatë vizitës së tij në një kompleks blektoral në Fushë Krujë.

“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë. Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë” -tha ministri.

Teksa pa nga afër gjithë procesin, që nga mënyra e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit ministri foli për produkte me cilësi të lartë.

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu” –tha ministri Çuçi. Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara.

Bledi-Cuci-konica.al
Bledi-Cuci-konica.al

Mbështetje për blegtorinë

Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.
Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt fatures tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.

MASA 1. Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.

Kriteret specifike për masën

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv
Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara
Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve – RUDA
Aplikanti të deklarojë vendndodhjen e tufës në momentin e aplikimit. Në rast ndryshimi të vendndodhjes aplikanti informon grupin e kontrollit për vendndodhjen e re
Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019
Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve
Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.
Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit; Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
MASA 2. Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtateqind mije) lekë për subjekt.

Kriteret specifike për masën

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve – RUDA
Mbështetja financiare kryhet për faturat tatimore të lëshuara dhe të dorëzuara në AZHBR, që nga data 1 Janar 2019, por jo më vonë se data 30.11.2019
Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019
Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.
Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve.
Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Dokumenti i dorëzuar pas verifikimit në terren
Faturat tatimore për sasinë e qumështit të shitur
Faturat tatimore të dorëzimit të qumështit të jenë, sipas statusit të aplikantit: a) Kur aplikuesi është subjekt tatimor (fizik ose juridik) dorëzohen fatura me TVSH, ose fatura të thjeshta tatimore b) Kur aplikuesi është fermer individual, dorëzohen fatura tatimore të leshuara nga blerësi (autofaturë)
Faturat e thjeshta tatimore të jenë të shoqëruara me kupon tatimor, ose transfertë bankare;
Fotokopje ose vertetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.