MENU

Zgjedhjet lokale

Surpriza e PS/ Aktori i njohur kandidon për kryebashkiak

11.05.2019 - 12:35

Partia Socialiste publikoi ditën e sotme emrat e kandidatëve që do garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Në listë nuk kanë munguar as emrat surprizues siç është aktori i njohur i humorit, Erion Isai.

Kryesia e PS-se ka zyrtarizuar emrin e tij si kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës.

Ai u be i njohur per publikun me rolet e tij ne “Portokalli” e më pas me largimin prej ketij speklakti te humorit u shfaq ne “TV Klan”.

Aktori gjithashtu bëri bujë edhe me emerimin si Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Këtë detyrë ai e mban qe prej majit të vitit 2018 me Vendim të Këshillit të Ministrave ndërkohë që për 30-vjeçarin nis një sfidë e re.