MENU
klinika

Akuzat drejt Kryeministrit

Takimi në Burrel/ Basha: T’i shkulim thonjtë oligarkëve nga Shqipëria!

24.05.2019 - 19:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Burrelit, në vijim të turit të tij nëpër qytete përgjatë Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij Basha ka zgjedhur t’u kujtojë edhe njëherë qytetarëve, takimin me ta në 14 shkurt, vetëm dy ditë para protestës së madhe të opozitës së bashkuar më 16 Shkurt.

Më tej, kreu i PD-së, vijon me akuzat kundrejt kryeministrit Rama, duke ftuar qytetarët në rrëzimin e tij.

“Nuk e harroj se me 14 shkurt vetëm dy ditë para protestës madhështore të 16 shkurtit, që diktoi me vullnetin e patjetërsueshëm djegien e mandateve dhe rrjeshtimin e patjetërsushëm të mandateteve, takimin e fundit e zhvillova këtu në Mat, Burrel.

Nisi si një takim përfundoi si një miting. Ishte një ditë e ftohtë, por nuk e ndjeva të ftohtin ndjeva nxehtësinë e pranverës që po vjen. Ja ku jemi sot. Shqiptarët janë më të bashkuar, më të vendosur se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre.

Për t’ia shkulur nga thonjtë oligarkisë bandës së krimit të Edi Ramës Shqipërisë tonë të dashur.

Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës. Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të tereza mayt, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.” -tha Basha.