MENU
klinika

Trishtimi vallëzues

“Tango” e Jorge Luis Borges

09.05.2019 - 14:37

Nuk ka vallëzim modern më të famshëm dhe më të vështirë se tangoja argjentinase, ndoshta nuk ekziston muzikë në Evropë që përfaqëson kaq mirë ndjenjat dhe kulturën e një populli, nostalgjinë e të shkuarës apo shpresën për një të ardhme. Tango për argjentinasit është “një mendim i trishtuar që vallëzon”, – siç guxoi ta përkufizojë poeti Enrico Santos Discepolo. Duke iu referuar origjinës së kësaj muzike rioplatense janë bërë interpretime të ndryshme dhe çdo banor që takoni në Buenos Aires do të betohej se tango ka lindur në lagjen e tij.

 

 

 

Sigurisht, jemi të ndërgjegjshëm që në Buenos Aires, në tridhjetë vitet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në kontekstin e emigracionit të fortë evropian, u zhvillua një formë embrionale e tangos, rreptësisht e pakënduar. Luhej në orillas, casas malas të vërteta, shtëpi publike jo shumë të ndryshme nga ato të disa viteve të mëvonshme, në Nju Orlins, në lagjen e krimeve të Storyville, do shfaqeshin bandat e para të xhazit, me Armstrong dhe partnerët,për të luajtur në trombë për t’u bërë shoqëri klientëve që prisnin dhe për të ngritur moralin e prostitutave, të cilët në fund të turnit ndanin bakshishet dhe shoqëri mendjelehtë.

 

 

 

“Përkundër asaj lloji romance sentimental krijuar nga kinematografia, tangon nuk e ka shpikur populli, që e imponon tek njerëzit e mirë. Njerëzit fillimisht e shpërfillën, sepse njihnin origjinën e saj të pahijshme”, – shprehet Jorge Luis Borges, i cili i kushtoi katër konferenca atmosferëve dhe mjedisit të tangos origjinale në vitin 1965.

 

 

Borges nuk donte të zgjatej tek autorët e këngëve, duke e ditur se në atë epokë nuk ishte aq e çuditshme që një autor t’ia shiste nga nevoja një tango një interpretuesi të famshëm. “Po ashtu ndodhi që kompozitorët i jepnin dhurata njëri-tjetrit. Kjo na çon edhe njëherë në epokën elizabetiane, kur veprat e teatrit ishin pronë e sipërmarrësve, jo e shkrimtarëve. Në mjedisin e tangos, gjithçka ndodhte miqësisht dhe përzemërsisht; nuk u mendua që një tekst mund t’i jepte famë apo lavdi dikujt. Çdo gjë ishte e rastësishme. Dhe ndoshta e vetmja mënyrë për të prodhuar një vepër arti të qëndrueshme është të mos e marrësh atë shumë seriozisht”.

 

 

Për këtë arsye, do të ishte korrekte që ky tekst i thjeshtë të përkufizohej si njëlloj bisede jo formale mbi tangon dhe evolucionet e tij të mëvonshme, megjithatë e gjallëruar nga një mori shtojcash të shkëlqyera letrare, mbi të gjitha “Martin Fierro” poema epike e Jose Hernandez, anekdota një rrëfim nostalgjik të një Buenos Aires të shekullit të nëntëmbëdhjetë. […]

Një temë tjetër që përshkon gjithë librin është ekzaltimi nostalgjik, thuajse ekstrem, i një argjentiniteti, mit i epokës Gaucho, të letërsisë së Pampas, të kapadainjve, një aspekt që kujton, me dallimet e duhura, mënyra në të cilën andaluzianët kanë ngritur gjithmonë mitin e vjetër të hispanidadit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk besoj në Zot, por ia kam frikën Atij”

Markez, babai i realizmit magjik