MENU
klinika

Ndërgjegjësimi i tatimpaguesve

Tatimet “derë më derë” për detyrimet fiskale

06.05.2019 - 17:53

Administrata Tatimore ka nisur një fushatë intensive ndërgjegjësuese ndaj tatimpaguesve, me qëllim evidentimin e situatës reale dhe të faktorëve të riskut në mosrespektimin e detyrimeve fiskale.

Deri tani janë prekur qytetet e mëdha dhe ato të zonave turistike si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Pogradeci, Korça, etj, ndërsa do të vijohet në të gjithë territorin e vendit.

“Nga vëzhgimet e para të grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor në mos lëshimin e kuponave tatimorë, përdorimin e paisjeve jo fiskale, mosdeklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar.

Subjektet tregtare po informohen dhe këshillohen që të korigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore, ndërsa secili prej tyre është vënë në dijeni se do të monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore, për shkak të parregullsive të konstatuara, në pritje të vetëkorigjimit.

Kjo qasje e re e Administratës Tatimore synon rritjen e shkallës së informimit dhe të vetë ndërgjegjësimit të tatimpaguesve, për të ndërtuar një praktikë të qëndrueshme të respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë”-thuhet në njofrimin e tatimeve.