MENU

Ndryshon strategjia

Tatimet marrin masa të reja kundër evazionit fiskal

22.05.2019 - 20:40

Qasja e re e Administratës Tatimore mbështetet në ndërgjegjësimin e tatimpaguesve dhe leximin e sjelljes së tyre përmes analizës së riskut.

Ndërsa po monitorohet reflektimi në vetëdeklarime i subjekteve të sensibilizuara, vijojnë takimet me grupet e ndryshme të interesit.

Në kuadër të planit sektorial të bar-restoranteve, është konstatuar përdorimi i printerave jo fiskalë, kryesisht në këtë sektor. Këta tatimpagues janë përdorues të programeve kompjuterike, që i lejojnë ata të prodhojnë dokumenta elektronikisht, pa i regjistruar në kasë fiskale. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u takuan me përfaqësues të shoqërive që ofrojnë këto programe kompjuterike për këtë kategori tatimpaguesish.

Qëllimi i takimit ishte përfshirja dhe ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve që ndërveprojnë në këtë sektor, për të ngushtuar sa më shumë hapësirat e boshllëkut tatimor.

Përdorimi i programeve kompjuterike të çertifikuara për menaxhimin e bareve dhe të restoranteve si edhe implementimi e ndërlidhja e tyre me paisjet fiskale të çertifikuara nga Ministria e Financave, me qëllim prodhimin e dokumentave tatimorë të njohura nga legjislacioni fiskal, mbeten sfida për të gjithë aktorët.

Pjesëmarrësit u shprehën për domosdoshmërinë e takimeve të tilla, të cilat i hapin udhë përmirësimit të klimës së marëdhënieve midis biznesit dhe administratës tatimore.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të mbështesë çdo tatimpagues, duke e ndërgjegjësuar dhe asistuar në funksion të zbatimit korrekt të ligjit, ndërkohë që nuk do të tolerojë asnjë shkelje të legjislacionit tatimor për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë tatimpaguesit.

10 mijë pika pagese me kartë në biznese

“Godet” informaliteti, ulet përdorimi i parasë cash

Furnizojnë tregjet franceze, gjermane, italiane

Bimët mjekësore, financohen 816 projekte për mbjellje të reja

Lehtësira në tregti dhe transport

Shqipëria marrëveshje huaje me BB

Skema e pensioneve në Shqipëri

Presion i dyfishtë nga plakja dhe informaliteti

"Nuk do të terrorizoheni nga taksat"

Rama i ‘hap derën’ Italisë: Ejani investoni tek ne!

Hapa mbrapa në Progresin Social

Vështirësohet jeta e shqiptarëve