MENU
klinika

Deklarata

“Të hiqet Morina”/ Daçiç ashpërson tonet: Provokim!

11.05.2019 - 18:04

Pas një deklarate të presidentit serb, Hashim Thaçi, i cili sugjeroi që kufijtë e padrejtë me Shqipërinë të hiqen sa më parë duke nisr me pikën kufitare të Kosovës, ka ardhur reagimi i parë nga Serbia.

Kryediplomati serb, Ivica Daçiç ka përsëritur kërkesën për rivendikime tokësore ndaj fqinjit jugor, duke e cilësuar territorin hapësirë serbe.

Daçiç tha për mediet vendase se ideja ishte në vazhdën e provokimeve për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”.

Zona kufitare e Morinës është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë. Serbia ndodhet brenda territorit të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Nuk e di se si mendon Thaçi të ndryshojë diçka të pranuar nga OKB-ja dhe që Beogradi do ta ruajë si të tillë,”-tha Daçiç.

Deklaratat vijnë dy ditë pas samitit të Brdo-Brijunit të organizuar në Tiranë dhe atij të Berlinit rreth dy javë më parë, ku dialogu Kosovë-Serbi u trajtua gjerësisht edhe pse pa rezultate konkrete.

Presidentët e dy vendeve nuk hoqën dorë nga vijat e tyre të kuqe në të dyja takimet, ndërsa shpresohet të mbajnë bisedime më rezultative në samitin e posaçëm dypalësh që ndërmjetësohet në Francë në muajin korrik.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”