MENU
klinika

“E-gates” në Rinas

Teknologjia e re vjen edhe në TIA

30.05.2019 - 20:27

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar së fundmi teknologjinë e re që do të implementojë.

Sipas njoftimit, teknologjia e re e hyrjeve elektronike apo ndryshe e quajtur “E-gates” është vendosur në funksion të gjithë pasagjerëve.

“E-Gates” është një sistem i automatizuar i cili bën verifikimin e kartës hyrëse në avion (boarding pass) tek zona e nisjeve përpara kalimit tek zona e sigurisë.

Sipas njoftimit, sistemi kontrollon logon biometrike të kartës, duke bërë që të shkurtohet koha e pritjes dhe duke rritur cilësinë e shërbimit në aeroport.

Përparësia e kësaj teknologjie sipas njoftimit, lidhet me përshpejtimin e procesit të kontrollit të dokumentacionit të udhëtimit dhe rritjen e sigurisë në nivel më të lartë të individëve që hynë në zonën e kontrollit.

Megjithatë TIA bëri me dije se ky lloj sistemi është funksional edhe për pasagjerët me aftësi ndryshe, si pjesa që ka vëmendje të veçantë nga shërbimet operacionale dhe ndihmëse në TIA.

Sipas njoftimit, tani për tani në TIA operojnë 17 kompani ajrore, të cilat fluturojnë në më shumë se 30 destinacione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN