MENU

Histori e natyrë për vizitorët

Tepelena çel zyrtarisht sezonin e ri turistik

24.05.2019 - 21:22

Me ndërthurjen e historisë dhe bukurive natyrore, Tepelena çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik.

Të gjitha u prezantuan në panairin në qendër të qytetit, duke i bërë një hapje në mënyrë simbolike sezonit të ri.

Kulinaria e pasur është një tjetër pikë e fortë e zonës, që po ashtu tërheq vizitorët, kras produkteve të artizanëve lokalë.

Kryebashkiaku, Tërmet Peçi, thotë se Tepelena ka arritur të tërheqë vëmendjen e turistëve për shkak të potencialeve dhe investimeve.

Hapja e sezonit turistik në Tepelenë, përkoi me 55-vjetorin e themelimit të Pallatit të Kulturës ku u përkujtuan artistët që mbajtën gjallë polifoninë.