MENU

Arsyeja

Zgjedhjet/ Pse u tërhoq nga gara kandidati i Bindjes Demokratike?

18.05.2019 - 20:03

Nga gara për kryebashkiak në Skrapar është tërhequr Dejvis Hebibasi, kandidat i ‘Bindjes Demokratike’.

Lajmi është bërë me dije nga vetë ‘Bindja Demokratike’, e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se Hebibasi është tërhequr nga gara pas presioneve të forta në adresë të tij.

Një ditë më parë ai ishte paraqitur në selinë e Bindjes Demokratike në Tiranë shumë entuziast për një rezultat surprizë në Corovodë, pas takimeve të para që kishte pasur me banorët atje.

Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin, të cilët mesa duket janë ndjerë të frikësuar për rezultatin.

Me gjithe ftesat e përsëritura dhe lutjeve tona per ta rikonsideruar vendimin, kandiati ynë në Skrapar nuk pranoi të rihynte në garë, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bindjes.

Gjithashtu, Bindja Demokratike i kërkon organeve kompetente një hetim të shpejtë për ngjarjen dhe i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të monitorojë rreptësisht procesin.