MENU
klinika

Maqedonia e Veriut

Test droge për të gjithë deputetët e Kuvendit

17.05.2019 - 17:02

Deputetët e përjashtuar të VMRO DPMNE-së përmes grupit të tyre parlamentar kërkojnë testimin e deputetëve për përdorim të drogës. Ata njoftuan se do të ngrenë nismë të hënën në parlament, që të krijohen kushte dhe ekip mjekësor, që do ti analizojë 120 deputetët nëse përdorin lëndë narkotike.

Propozojmë edhe politikanët të tjerë, funksionarë të tanishëm dhe të mëparshëm, nëpunës administrativë, gjyqtarë, prokurorë, kryetarë të komunave dhe këshilltarë, që të na bashkohen në qëllimin për t’u dhënë qytetarëve tanë një shembull të mirë në luftën kundër përdorimit të narkotikëve. Ne inkurajojmë të gjithë kryerësit e funksioneve publike ta bëjnë të njëjtën gjë vullnetarisht -thonë nga Grupi parlamentar i përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

Propozimi i testimit të deputetëve është i pranueshëm edhe për partitë e mëdha politike. Nga VMRO-DPMNE thonë se pas skandalit me Pavel Bogoevskin, testimi i konsumit të narkotikëve ishte imponuar si një domosdoshmëri. Për ta është e papranueshme siç thonë, një deputet që ka dyshime serioze, se përdor substanca psikotrope, të jetë pjesë e një numri të Komisioneve parlamentare, që ofrojnë qasje në dokumentet e sigurisë.

Jo vetëm që deputetët duhet të testohen në këtë mënyrë, por duhet të kontrollohen ata deputetë që posedojnë, dhe ka më shumë deputetë që edhe nëse nuk janë anëtarë të Komisionit, kanë të drejtën për të marrë certifikatë sigurie, për sekretet shtetërore, sekretet e sigurisë dhe shumë dokumente të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë – deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Iniciativa u mbështet edhe nga LSDM-ja në pushtet. Kjo nismë duhet të shqyrtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe të vendosë sipas autorizimeve. Për ne është e pranueshme”, deklaroi Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së.

Nga kabineti i Talat Xhaferit nuk i komentojnë deklaratat e grupeve parlamentare. Ata thonë se kur të arrijë një nismë konkrete, Kryetari i Kuvendit do ta shqyrtojë atë, do të prononcohet për të dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat e Kushtetutës, Rregullores së punës dhe Ligjin për deputetët.

Një nismë e tillë u iniciua pas bisedës së publikuar të deputetit Pavle Bogoevski, në të cilën ai porosit ti paketohet një substancë e ndaluar. Ai e konfirmoi origjinalitetin, duke thënë se po negocionte blerjen e vajit të kanabisit dhe jo kokainë, siç thuhet në regjistrim. Përndryshe, prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për regjistrimin e deputetit Bogoevski. Do të presin njoftim nga Ministria e Brendshme për të vepruar sipas denoncimit të deputetit, për siç thotë regjistrim të paautorizuar të bisedës.

Ministria do ta hetojë regjistrimin në të cilën diskutohet për blerjen e narkotikëve dhe do të përcaktojë nëse ka një vepër penale. Sapo policia të përcaktojë identitetin e profilit prej ku është publikuar regjistrimi, ata duhet ta informojnë prokurorinë për ndjekje penale.