MENU
klinika

"Kontrabandë përmes Serbisë"

“Thaçi e Haradinaj në Hagë”, mediat serbe ashpërsojnë tonet

13.05.2019 - 09:03

“Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”, kështu i kanë hapur kryeartikujt e gazetave të tyre.

Mediat serbe kanë zgjedhur që këtë të hënë, në botimet e shtypit të shkruar në fokus të kenë polikanët kosovarës.

Konkretisht ata janë marrë me presidentin Thaçi dhe deputetin Daut Haradinaj, të cilit i referohen si vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mediat në Serbi në faqet e para të gazetave të ditës së hënë kanë publikuar tituj me gjuhë të urrejtjes.

Në botimin e ri, ‘Vecernje novosti’ shkruan “Kontrabanda përmes Serbisë financohet nga terroristët”.

Shkrim ky referuar vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe hyrjes së tyre nëpër rrugë ilegale.

Gjithashtu gazeta ‘Blic’ është marrë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Kjo media e përditshme hapet me kryeartikullin “Daut Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”.

Nuk është hera e parë, që mediat serbe përdorin një gjuhë agresive ndaj politikanëve shqiptarë në Kosovë, por një gjë të tillë e kanë bërë edhe më parë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!