MENU

Rikthejnë repertorin e vjetër

“The Jonas Brothers” pas 10 vitesh në “Saturday Night Live”

13.05.2019 - 16:09

Anëtarët e grupit “The Jonas Brothers” janë rikthyer pas dhjetë vitesh në skenën e Saturday Night Live.

Ata kanë kënduar hitet e tyre “Sucker dhe “Cool” si edhe edhe hitin e dikurshëm “Burnin up”.

Vëllezërit Jonas bënë një kthim triumfues në skenën e “Saturday Night Live” këtë fundjavë, pas më shumë se një dekade. Nick, Joe, dhe Kevin, mahnitën me performancën e tyre në skenë.

Joe, Nick dhe Kevin u shfaqën më parë në këtë shfaqje në shkurt të viti 2009 bashkë me Alec Baldwin dhe kënduan projektin e tyre “Video Girl” dhe “Tonight”.

Por këtë herë, Nick, Joe dhe Kevin nuk ishin vetëm, të dashurat e tyre po i shoqëronin ata në prapaskenë, për t’i mbështetur në rikthimin e tyre pas një kohe kaq të gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sërish bashkë pas karrierave solo

“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit