MENU

"Këngëtaret shqiptare po e djegin"

“The New York Times” shkruan për Melinda Ademi

22.05.2019 - 12:38

E përditshmja “The New York Times” i ka dedikuar hapësirë reperes kosovare, Melinda Ademi, në një artikull të quajtur “15 artistët pop evropianë të momentit”.

Në suplementin “online” të kësaj gazete, artikulli në fjalë shkruan se Kosova ka një të ardhme të ndritur në muzikë falë yjeve me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, gjersa vazhdimin e artikullit ia dedikon Melinda Ademit, dhe karrierës së saj në muzikën ‘rap’.

“ Edhe pse me popullsi të të vogël, Kosova luan një rol kryesor në skenën e sotme të muzikës pop, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, nis shkrimi i “The New York Times”.

Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë filluan luftën për pavarësinë nga Serbia që shkaktuan një krizë të madhe refugjatësh. Reperja ka lindur në Gjermani, duke jetuar atje derisa familja fitoi kartën e gjelbër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani në të 20-at (ajo nuk do ta zbulojë moshën e saj të saktë), ajo është kthyer në Kosovë për të nisur karrierën e saj muzikore.

Ademi gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri në konkursin “American Idol”. Por ajo kohët e fundit zbuloi se mund të bëjë “rap”. Kjo e shtyu atë për të bërë këtë lëvizje. “Unë po përpiqesha të krijoj këngë, dhe kuptova se isha më tërheqëse për meloditë dhe tingujt shqiptare”, tha ajo. “Unë vetëm vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të ardhur këtu”.

Megjithatë, avancimi i femrave në muzikën “rap” nuk është mirëpritur nga të gjithë. Muajin e kaluar, Ledri Vula, një tjetër reper kosovar, tha në një intervistë televizive: “Edhe femrat dinë të bëjnë ‘rap’, duke thënë se diçka nuk është e drejtë”.

Nuk mund të flas me të vërtetë për atë që tha, apo qëllimet e tij”, tha Ademi kur u pyet për komentin. “Por unë mund të flas për klimën muzikore këtu dhe se si femrat po e djegin”, përfundon përgjigjen Melinda.