MENU
klinika

Një sukses ndërkombëtar

“The Poison Rose”, Blerim Destani përkrah John Travoltës

25.05.2019 - 16:18

Publikohet filmi “The Poison Rose”, ku Blerim Destani luan përkrah John Travoltës dhe Morgan Freeman. Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, Destani është bërë pjesë e filmit hollivudian “The Poison Rose”.

 

Ky film tashmë është i disponueshëm në të gjitha kinematë botërore, dhe këtë e ka bërë të ditur vet aktori përmes një footgrafie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Filmi është i zhanrit thriller/mister, ndërsa regjisorë janë: George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Në postimin e bërë në InstaStory, Blerim Destani ka etiketuar edhe dy aktorët me famë botërore që janë pjesë e këtij projekti: John Travolta dhe Morgan Freeman.

Për suksesin në fjalë, aktori shqiptar është uruar nga figura të shumta publike në vend.