MENU
klinika

Brexit

Theresa May: Kemi gati një marrëveshje të re e të përmirësuar

19.05.2019 - 14:41

Theresa May ka thënë se një marrëveshje “e re dhe e përmirësuar” e Brexit do t’i vihet deputetëve kur ata votojnë në Marrëveshjen e Tërheqjes së BE në fillim të qershorit.

Duke shkruar në Sunday Times, May tha se projektligji do të jetë një “ofertë e guximshme”. Një pjesë e ofertës do të jetë rreth të drejtave të punëtorëve, tha sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart.

Jeremy Corbyn tha se do t’i shikonte propozimet “me shumë kujdes”,.

May njoftoi këtë javë se deputetët do të votonin në projekt-ligj  në javën që fillon më 3 qershor. Nëse ligji nuk miratohet, Britania e Madhe do të largohet nga BE më 31 tetor pa një marrëveshje.

Laburistët kanë thënë se do të votojnë kundë kundër pas dështimit të bisedimeve me qeverinë mbi përpjekjen për të rënë dakord për një kompromis të pranueshëm.

Kryeministrja tha se donte që deputetët të merrnin në shqyrtim marrëveshjen e re “me  sy tjetër” dhe t’i jepnin mbështetjen e tyre “.

Dhe kështu me premtimin e Theresa May për një marrëveshje “të re dhe të përmirësuar”, deputetët do të pyesin se çfarë ka ndryshuar saktësisht.

Një premtim për një referendum të mëtejshëm do të fitonte mjaft mbështetje nga Laburistët.

Udhëheqësi Liberal Demokrat Sir Vince Cable tha se ai do të ishte i përgatitur për të mbështetur projektligjin nëse qeveria pranoi t’i jepte publikut fjalën e fundit mbi kushtet e daljes në një referendum. “Ne kemi nevojë për një referendum të duhur” tha ai.

Por Chuka Umunna tha se nuk kishte thjesht “kohë të mjaftueshme” për të mbajtur një referendum para 31 tetorit.

Duke pasur parasysh se ishte “pothuajse e sigurtë”, marrëveshja e tërheqjes do të mposhtet, ai tha se i vetmi opsion ishte që Britania e Madhe të ndalonte Brexitin duke anuluar nenin 50. “Ne po përballemi me një emergjencë kombëtare,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?