MENU
klinika

Emri i pronarit

Thertore e paligjshme, bllokohen 257 kg mish në Durrës

27.05.2019 - 12:09

Rreth 257 kilogram produkte mishi janë bllokuar nga AKU në një thertore të paligjshme të shtetasit Ramiz Shala në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Sipas AKU-së nga kontrolli rezultoi se Shala e kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Po sipas AKU-së, ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla.

kolana e librave

Mbetjet, ujërat dhe gjaku hidheshin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posaçëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson gjithashtu se në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafshëve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkte ushqimor “Sallam” për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion.

Grupi bllokoi 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam.