MENU
klinika

Kërkesa në KQZ

Tjetër “thikë pas shpine” për BD, tërhiqet kandidati i Kavajës

21.05.2019 - 12:53

Pas Lezhës dhe Fierit, një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara për bashkinë.

Bledar Silla është kandidati i BE, i cili ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u çregjistruar nga gara.

Sinella pretendon se tërheqja e tij vjen pasi sipas tij ai nuk ka firmosur dokumentet e regjistrimit.

Ai thekson mes tjerash në kërkesën drejtuar KQZ-së se zgjedhjet pa opozitën ka pasoja të rënda për Shqipërinë dhe për Kavajën.

Kandidati i BD-së, tashmë i larguar, ka pohuar se zgjedhjet pa pjesën tjetër të garuesve tregon qartë se këtu ka një tentativë moniste, që nuk i shërben rendit dhe demokracisë në vend.

Dorehiqet Kandidati i BD:

Letra e kandidati të tërhequr:

DREJTUAR: ​KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVEKOMISIONIT ZONAL TË ADMINISTRIMIT TË ZGJEDHJEVE (KZAZ) KAVAJË NR. 42
LËNDA: ​SHPREHJE VULLNETI PËR TË MOS KANDIDUAR DHE NJOFTIM PËR TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë.

Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon.

Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë. Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.

Me konsideratë të lartë, BLEDAR SINELLA

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin