MENU
klinika

Detajet

Tmerr në Librazhd, grabitet banesa e mjekut (EMRI)

10.05.2019 - 10:33

Një banesë është grabitur gjatë natës në Librazhd.

Pre e dhunës së grabitësve ka rënë një mjek dhe bashkëshortja e tij.

Vjedhja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Librazhd në banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi.

Në këtë banesë grabitësit kanë marrë një sasi prej 10-12 mln lekësh të vjetra dhe disa bizhuteri.

Në momentin e grabitjes në banesë kanë qenë i mjeku Albrahimi dhe bashkëshortja e tij të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë për shkak të dhunës së ushtruar nga grabitësit.

Mjeku dhe e shoqja janë detyruar të kërcënuar t’iu tregojnë autorëve për paratë dhe sendet me vlerë.

Burrë e grua kanë marrë mjekim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq policia ka marrë dëshminë e tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan