MENU
klinika

VKM-ja: Dokumentet e vlefshme

Tokë bujqësore, verifikim ATMP deri në 15 gusht 2008

10.05.2019 - 20:41

Këshilli i Ministrave vendosi sot të kryejë identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në, që përfaqësohet nga firma ose emër, mbiemër, me shkrim dore, i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, për aktet e lëshuara deri më 15.8.2008, ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, për AMTP-të e lëshuara po në një njejtën priudhë.

Vendimi parashikon përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, dhe të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar.

Në rast se në një AMTP janë të pasqyruara emrat e të gjithë anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar AMTP-në, edhe nëse nuk është pasqyruar nënshkrimi i kryetarit, por kanë nënshkruar shumica e anëtarëve të komisionit.

Për formatet e AMTP-ve, ku parashikohet vetëm firma ose nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, por kjo firmë mungon, do të konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar atë, vetëm nëse vërtetohet me dokumentacion të lëshuar nga DAMT të tillë, si: procesverbale të marrjes së këtyre AMTP-ve në dorëzim nga DAMT-ja apo të dorëzimit të tyre në ish-ZRPP nga kjo e fundit”.

Ndërsa në rastin kur gjatë verifikimit rezulton se AMTP-ja, me anë të cilës është kryer regjistrimi, ka mangësi, konstatimet e kryera nga punonjësit që përpunojnë praktikat i referohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së, duke treguar hollësisht mangësitë e konstatuara.

Regjistrimi në origjinë (fillestar) i tokës bujqësore me AMTP-në është me mangësi në rastet kur në AMTP mungon një apo më shumë elemente të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe në rastet kur kur AMTP-ja është me korrigjime te shënimi pronësi apo përdorim (në rastet kur AMTP-ja është lëshuar për territoret e ish-NB-ve), tek numri i ngastrës, ose tek sipërfaqja dhe emërtimi i ngastrës. ”Nuk do të konsiderohen mangësi rastet kur në Drejtorinë Vendore të ASHK-së është i depozituar dokumenti i fitimit të pronësisë mbi tokën

bujqësore (AMTP) për territoret e ish-kooperativave bujqësore dhe në të konstatohet se fjalët “në pronësi” janë shkruar me shkrim dore mbi fjalët “në përdorim”, të fshirë me vizë. Mbi shënimin me shkrim dore duhet të jetë firma dhe/ose vula zyrtare e ish-komunës.

Në rastin kur dokumentacioni i pronësisë së fshatit, i depozituar në Drejtorinë Vendore të ASHK-së, është i shoqëruar me deklarimin e anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, se ky veprim është bërë në mungesë të formularëve të pronësisë, procedohet me regjistrimin.

fermere-shkoder-konica.al
fermere-shkoder-konica.al

Në të kundërt, Drejtoria Vendore e ASHK-së i drejtohet zyrtarisht bashkisë që të konfirmojë nëse AMTP-ja është lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës së fshatit”-thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë bashkia, pas verifikimit të dokumentacionit që disponon dhe pas verifikimit faktik të tokës bujqësore që zotërohet nga familja bujqësore, i përgjigjet zyrtarisht Drejtorisë Vendore të ASHK-së.

Ky konfirmim, dërguar me shkresë zyrtare nga bashkia, nuk ka të bëjë me konfirmimin e përmbajtjes së AMTP-së.