07.05.2019 - 13:01
KQZ u ka dhënë sot mandatin tre deputetëve të tjerë të Partisë Demokrtike.
Tre kandidatët i shtohen numrit të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që kanë pranuar të mos djegin mandatin e tyre.
Deputetët që morën mandatin sot gjatë mbledhjes së KQZ janë Koçi Tahiri, Kujtim Gjuzi dhe Indrit Hoxha.
Gjuzi ishte pjesë e listës së Durrësit, Hoxha në qarkun e Tiranës dhe Tahiri në qarkun e Korçës.
Tre deputetët e rinj pritet të bëjnë betimin në seancën e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kam djegie të syve"
“Tradhtoi” LSI, Ralf Gjoni sulmohet me bojë
"Shpresoi të zgjidhë..."