MENU
klinika

3 vite, 3 finale, 2 tituj!

Basketbollisti më fatlum në NBA!

30.05.2019 - 22:19

Golden State Warriors dhe Toronto Raptors do ‘të përplasin brirët’ ditën e nesërme ku do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale.

Një prej basketbollistëve më me fat i kësaj lige është Patrick McCaw, i cili ka 3 vite që po luan mes kampionëve.

Ajo që e bën të veçantë lojtarin është se brenda këtyre viteve, ka luajtur gjithmonë në finale të ligës amerikane të basketbollit.

Në dy të parat është shpallur kampion dhe në të dyja rastet titullin e ka fituar Golden State. McCaw nuk arriti të negociojë me ta për një kontratë të re dhe tani është pjesë e Torontos.

23-vjeçari në sezonin e parë te skuadra kanadeze nuk ka qenë shumë protagonist, ku ka një mesatare prej 3.7 pikëve, 1.7 kërcimesh dhe 1.2 asistimesh.