MENU
klinika

Eurovizion 2019

Triumfon Holanda, Shqipëria në vend të 18-të!

19.05.2019 - 10:05

Holanda është fituese e Eurovizion 2019 duke arritur të rrëmbejë votat e publikut dhe jurisë.

Duncan Laurence me këngën “Arcade” mori 492 pikë dhe arriti të triumfonte, ndërsa në vendin e dytë u rendit Italia që ndiqet nga Rusia në të tretin.

Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi mori gjithsej 90 pikë duke u renditur në vendin e 18-të.

Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e çuar në 90 totalin e pikëve.

Pavarësisht renditjes, Jonida Maliqi arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta nga publiku ndërsa ndezi skenën e Eurovizion me ngjyrat kombëtare.

Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.

Vota e publikut ishte ajo që përcaktoi gjithcka, pasi në përfundim të verdiktit të jurive profesioniste, ishte Maqedonia e Veriut ajo që kryesonte klasifikimin.

 Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?