Teksa ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Opinion”, presidenti i Kosovës bëri një deklaratë të fortë.
Ai tha se në vitin 2002 një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë dhe i ka ofruar planin e ish kryeministrit serb në vitet 2001- 2003 Zoran Dindiç (Gjingjiq).
“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiç për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra.
Më ka sjellë planin e Xhinxhit për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kamenicës.
Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emër të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë shko në vend tjetër“, u shpreh Thaçi.