MENU
klinika

Deklaratat 'e zymta'

Trump pranoi se Rusia e ndihmoi të zgjidhej?

30.05.2019 - 16:49

Presidenti Trump të enjten pranoi për herë të parë se Rusia e ndihmoi të zgjidhej dhe më pas shpejt e tërhoqi idenë.

“Jo, Rusia nuk më ndihmoi të zgjidhej,” tha Trump gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për Colorado Springs. Ai foli më pak se një orë pas postimit të tij në Twitter.

Trump është shmangur vazhdimisht duke mos thënë publikisht se Rusia e ndihmoi atë të fitojë presidencën në vitin 2016 përmes ndërhyrjes së tij në zgjedhje. Agjencitë amerikane të inteligjencës dhe prokurorët federalë kanë arritur në përfundimin se Rusia u përpoq të ndikonte votuesit.

Trump ka ngurruar të pranojë plotësisht gjetjet e agjencive të inteligjencës se Rusia ishte pas ndërhyrjes zgjedhore të vitit 2016, por ai vazhdimisht ka argumentuar se ai vetëm ishte përgjegjës për fitoren e tij të papritur.

Deklaratat kontradiktore të Trump të enjten në mëngjes mbërritën një ditë pasi avokati special, Robert S. Mueller III, foli publikisht për herë të parë në lidhje me gjetjet e hetimit të tij.

“Unë mendoj se Mueller është dikush që nuk i pëlqen Donald Trump”, tha presidenti amerikan.

Në postime të tjera të enjten në mëngjes, Trump e quajti Mueller “shumë kontradiktor” dhe përsëriti pohimet e tij se hetimi ishte një “mashtrim” dhe se arrinte në “ngacmime presidenciale”.

Në muajin mars, Mueller paraqiti pranë Prokurorit të Përgjithshëm William Barr raportin e tij prej 400 faqesh mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, për të parë nëse fushata Trump ose bashkëpunëtorët e Trump-it komplotuan me Rusinë në këto përpjekje dhe nëse Trump kërkoi të pengonte drejtësinë.

Ditë më vonë, Barr lëshoi ​​një përmbledhje prej katër faqesh të raportit të Mueller, të cilin avokati i posaçëm tha “nuk e kapi plotësisht kontekstin, natyrën dhe përmbajtjen” e hetimit të tij.

Në raportin e tij, Mueller tregonte me detajepërpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, kontaktet e shumta midis fushatës Trump dhe bashkëpunëtorëve me rusët.

“Prandaj,  ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer një krim, por gjithashtu nuk e përjashton mundësinë”, shkroi Mueller, duke shtuar më vonë se përpjekjet e Trump për të ndikuar në hetimin ishin kryesisht të pasuksesshme.

Nga New York Times