MENU
klinika

Presidenti i Këshillit Europian

Tusk: Ka 30% mundësi që Brexit të anulohet

10.05.2019 - 14:59

Shanset që Britania e Madhe të qëndrojë në BE janë të larta sepse ka 30% mundësi që vendi të kundërshtojë Brexit me një referendum të dytë, tha presidenti i këshillit evropian, Donald Tusk.

Zyrtari më i lartë i bllokut pohoi se publiku britanik kishte arsye të rëndësishme për të besuar se votimi mund të anullohej.

Duke përshkruar vendimin e ish-kryeministrit britanik, David Cameron, që e quajti vendimin keqbërje politike, Tusk tha se do të presë një rezultat tjetër në votim.

“Referendumi erdhi në momentin më të keq të mundshëm, është rezultat i një llogaritje të gabuar politike”, tha Tusk në një intervistë me gazetën polake Gazeta Wyborcza (GW).

“Një debat i vërtetë rreth pasojave të Brexit nuk ndodhi gjatë fushatës së referendumit, por vetëm pas votimit. Sot rezultati ndoshta do të dukej ndryshe”.

Tusk, mandati i të cilit si president i Këshillit Europian, organi i BE-së i përbërë nga 28 krerët e shteteve anëtare, do të përfundojë në nëntor, tha se ekzistonte një “krizë në udhëheqje” midis atyre që dëshirojnë që Britania të qëndrojë.

Udhëheqësi i Laburistëve këtë javë tha se një referendum i dytë mund të ishte një zhvillim “shërues”.

“Hannah Arendt thoshte se në politikë dhe histori gjërat bëhen të pakthyeshme kur njerëzit i njohin ato si të tilla. Sepse, në vetvete, ato nuk janë të pakthyeshme,” tha Tusk.

“Nga muaji në muaj po bëhet gjithnjë e më e qartë se dalja nga Britania e Madhe nga BE do të duket krejtësisht ndryshe nga sesi Brexit u promovua,” shtoi Tusk.

Ish kryeministri polak, i cili u intervistua nga redaktori i GW, Adam Michnik, për të shënuar përvjetorin e 30-të të gazetës, tha se ekzistonte një precedent historik për popullin britanik që përsëriste vendimet e marra në referendume.

Në prill, anëtarësimi i Britanisë në BE u shty deri në 31 tetor nga 27 krerët e shteteve dhe qeverive për të lejuar që britanikët të kenë më shumë kohë për të siguruar ratifikimin e marrëveshjes së tërheqjes.

Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga blloku më 29 mars, pas dy vitesh negociatash, por refuzimi i përsëritur i marrëveshjes së Theresa May e detyroi kryeministren të kërkonte më shumë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”