MENU
klinika

Detajet

U dhunua nga policia, transportohet me urgjencë në spital Sait Dollapi

12.05.2019 - 00:40

Gjatë protestës së sotme të opozitës janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme.

Gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë tek Parlamenti, një nga personat që u shoqërua nga policia ishte sekretari organizativ i PD-së, Sait Dollapi.

Para shoqërimit, Dollapi pati një përplasje me policinë, e cila e goditi me shkopa gome.

Pas shoqërimit të Dollapit, protestuesit u zhvendosën nga Kuvendi drejt Drejtorisë së Policisë.

sait dollapi-konica.al

Ndërkohë mësohet se Dollapi është transportuar me urgjencë në Spital.

Ambulanca me të cilën transportohet Dollapi, shoqërohet nga 4 grupe FNSH-së.

Dollapi pretendon se është dhunuar nga Forcat e Policisë.