MENU
klinika

FOTO

Ujërat e zeza “pushtojnë” plazhin e vjetër në Vlorë

03.05.2019 - 13:13

Duket se edhe këtë sezon turistik, në bregdetin e Vlorës, plazhi i vjetër është sërish një zonë problematike.

Kjo për shkak të derdhjes së ujrave të zeza, një problematikë e trashëguar ndër vite dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje.

Në foton e mëposhtme duket gjendja e plazhit vetëm pak ditë para hapjes së sezonit turistik.

Plazhi i vjetër ka qenë një prej zonave më të frekuentuara nga qytetarët, por prej vitesh turistët këshillohen që t’i qëndrojë larg.

Banorët e zonës ndërkohë thonë se janë të detyruar të bashkëjetojnë me ndotjen që shkakton vërshimi i ujërave të zeza në këtë zonë.

“Kancer i gjallë është plazhi, fëmijët bëhen puçra-puçra. Mushkonja, miza, insektet që na vinë brenda do na fusin sëmundje“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN