MENU
klinika

Ulërima e britma

Tentojnë t’i bllokojnë rrugën Ramës, banorët e Unazës përplasen me policinë

07.05.2019 - 11:59

Tek Unaza e Re në Tiranë, protestuesit janë konfrontuar me policinë.

Ky konfrontim erdhi pasi banorët tentuan bllokimin e rrugës pasi mësuan se aty pritej të kalonte kryeministri Rama.

Banorët janë përballur me kundërshtimin e policisë, përplasje e cila është shoqëruar me tensione, ulërima e britma.

Në vend kanë mbërritur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me maska e skafandra, ndërkohë që banorët janë ankuar për hedhjen e sprajit.

Pas përplasjes furgoni i policisë ka shoqëruar ish-deputetin e PD, Klevis Balliun dhe disa banorë protestues.

Në këtë moment ka degjenuar dhe situata, pasi banorë të tjerë kanë tentuar që të ndalojnë shoqërimin e personave.